75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Kryeshefi i ZRrE-së “sulmohet” me tortë, si protestë ndaj shtrenjtimit të rrymës

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejnullahu, është sulmuar sot me tortë.

Sulmi është bërë në shenjë proteste ndaj shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike, për 15%, shkruan IndeksOnline.

Zejnullahu u sulmua me tortë nga analisti Dibran Hoxha, teksa po hynte në veturën e tij.

Momenti i sulmit është shpërndarë edhe në rrjete sociale.