75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 27 Mars 2025 / FR

Billie Eilish në një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja, Billie Eilish u pa me artistin, Nat Wolff të martën mbrëma në New York, duke ndezur një sërë thashethemesh për mundësinë e një romance mes tyre.

Dyshja, që njihej prej kohësh, ka shkuar së bashku në Teatrin “Lucille Lortel”.

Së fundmi, një burim i afërt me ta, tha se “Billie dhe Nat janë thjesht miq”, pas disa muajsh spekulimesh për lidhje romantike.

Adhuruesit u bënë kureshtarë pasi panë Wolffin ta mbrojë Eilishin në disa komente në Instagram.

Eilish dhe Wolff u njohën më parë gjatë një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Vëllai i tij, Alex Wolff, aktualisht është pjesë e turneut të Eilishit “Hit Me Hard and Soft”.