Parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu kohë pas kohe, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë në formë rrebeshesh, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku ato minimale do të jenë nga 7 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13°C.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që varion nga 16 deri në 39 km/h./Indeksonline/