Arrestohet një burrë në Gjakovë, ngacmoi seksualisht një femër

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për ngacmim seksual. Rastin në polici e ka paraqitur një mashkull, i cili ka raportuar se viktima femër dyshohet të jetë ngacmuar nga i dyshuari, I cili më pas është arrestuar.
“Ngacmim seksual. Gjakovë / 27.03.2025 – 08:33. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i sipërcekur dhe me vendin të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./