75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 28 Mars 2025 / G T

Konfirmohet lëndimi i Dani Olmos, humb 3 ndeshjet e ardhshme për Barcelonën

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo, pësoi mbrëmë ndaj Osasunës një lëndim dhe u detyra të largohej nga fusha.

Lëndimi i tij është konfirmuar dhe lojtari pritet të mungojë dy javë, shkruan Indeksonline

Dani Olmo humbet tri ndeshjet e ardhshme me Barcelonën.

Por, lojtari synon të rikthehet në ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmundit në UEFA Champions League./Indeksonline/