Jessica Alba si një “qershi”, është 43 vjeç por duket si 20! (Foto)

Aktorja Jessica Alba po shijon disa ditë pushimi në Meksikë.
43-vjeçare, ka treguar muskujt e saj të tonifikuar gjatë një seance saune.
Në një postim në Instagram, ajo shihet duke u relaksuar derisa veshur mbanë bikini dhe një maskë sysh, shkruan IndeksOnline.
Aktoreja e filmit “Into the Blue” po kalon pushimet në Hotelin Four Seasons në Meksikë me miqtë e saj, përfshirë aktoren tjetër Angelique Cabral, humanitaren Elsa Collins dhe fotografin Carlos Eric Lopez.
Ylli i filmit me prejardhje meksikano-amerikane ndau pamje nga eksplorimi i kulturës së qytetit, duke përfshirë piramidat, muzeumet dhe murale.
Në një prej imazheve, ajo shihet duke fjetur në pjesën e pasme të një makine me syze dielli për t’i mbrojtur sytë, ndërsa përdor xhaketën e saj xhins si batanije.
Kujtojmë se Jessica është nënë e tre fëmijëve Honor, 16 vjeç, Haven, 13 vjeç, dhe Hayes, 7 vjeç./IndeksOnline/