Zyrtare: Brazili e shkarkon trajnerin Dorival Junior

Dorival Junior është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Brazilit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se vendimi është marrë me efekt të menjëhershëm nga Federata Braziliane e Futbollit, shkruan IndeksOnline.
Shkarkimi i tij vjen pas humbjes 4-1 nga Argjentina, në kualifikimet e Kupës së Botës.
Federata e Futbollit të Brazilit po kërkon trajner të ri me efekt të menjëhershëm./IndeksOnline/