75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 28 Mars 2025 / Gj. Sh

Bayer Leverkusen vazhdon të ndjek Bayernin, shënon fitore ndaj Bochumit

Bayer Leverkusen ka marr tre pikë të reja në Bundesligën gjermane dhe po vazhdon ndjekjen ndaj liderit të tabelës, Bayern Munich.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Alonso ku luan edhe Granit Xhaka, sonte shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Bochumit, shkruan IndeksOnline.

Aleix Garcia, Victor Boniface dhe Amine Adli ishin golashenues për Leverkusenin, ndërsa Felix Passlack shënoi golin e nderit për Bochumin.

Bayer Leverkusen me këtë fitore shkon në kuotën e 59 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, me tre pikë prapa Bayern Munich.

Në anën tjetër, Bochum renditet e 16-ta, me 20 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/