Policia publikon listat e kandidatëve të kualifikuar nga konkursi i 2023-tës

Sot është shpallur lista e plotë më kandidatët që janë kualifikuar për pozitën “zyrtar policor”, pranë Policisë së Kosovës.
Konkursi ishte shpallur në korrik të vitit 2023, sakaq PK-ja sot ka publikuar listat me kandidatët që do të nënshkruajnë kontratat e punës, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, nënshkrimi i kontratave do të bëhet me orare të caktuara ditën e 4 prillit, në stacionin policor “Qendra”, në Prishtinë.
Listën me numrat rendor të policëve dhe oraret për nënshkrim të kontratës e gjeni duke klikuar KËTU./IndeksOnline/