75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / L A

Guardiola për rikthimin e Rodrit: Shpresoj të rikthehet për Botërorin e Klubeve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Para ndeshjes çerekfinale të FA Cup, që City do të zhvilloj nesër ndaj Bournemouthit, ai u pyet rreth rikthimit të fituesit të Topit të Artë, Rodri dhe se a do të mundet spanjolli që të rikthehet për Botërorin e Klubeve që zhvillohet këtë verë.

“Kthehet për Kupën e Botës për Klube? Uroj, shpresoj. Ai tashmë po sillet shumë mirë në fushë, por konkurrenca është krejtësisht e ndryshme kështu që do të shohim”. “Hap pas hapi, ne i besojmë Rodrit”, u shpreh Guardiola.

“Qytetarët”, do të zhvillojnë ndeshjen ndaj Bournemothit nesër në “Vitality Stadium”./IndeksOnline/