Të gjithë e duan fanellën e Messit, por ai e do atë të Djokovicit

Lionel Messi është një nga futbollistët më të pëlqyer në botë.
Në çdo ndeshje, fanella e tij është e kërkuar nga futbollistët kundërshtarë e madje edhe nga shumë tifozë, shkruan IndeksOnline.
Por e kundërta ndodhi mbrëm me futbollistin argjentinas.
Ai ndoqi nga afër ndeshjen e tenisit në ”Miami Open”, mes Novak Djokovic dhe Grigor Dimitrov.
Pas fitores, Messi u takua me tenistin serb, ku mori fanellën e tij me të cilën arriti të kualifikohet në finale./IndeksOnline/
