75 Mall Live Search
21:14 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / MSH

Rrëzohet një aeroplan në afërsi të Minneapolis-it

Një shtëpi u përfshi nga flakët, pasi një aeroplan i vogël u përplas në afërsi të Minneapolis-it, në SHBA.

Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit konfirmoi për Fox News Digital se aksidenti ndodhi pak para orës 12:30, kur avioni “SOCATA TBM7” u rrëzua në një zonë banimi.

“Ne nuk e dimë ende se sa njerëz ishin në bord,” tha FAA, duke shtuar se së shpejti me autoritetet përkatëse do të nisin hetimet për përplasjen.

Sipas agjencisë, avioni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “Des Moines” në Iowa, në drejtim të Aeroportit “Anoka County-Blaine”, në Minneapolis.

Nuk raportohet të ketë të lënduar brenda shtëpisë, teksa njësitet relevante kanër rethuar zonën e aksidentit.