Ekspozita “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”

Mbrëmë, në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, në një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese, u hap ekspozita “Perpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës” në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Në mesin e shumë miqve, sportistëve, artistëve dhe perkrahësve të sportit dhe kulturës, patëm mundësinë të ndanim rrëfimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm – nga sakrifica e përditshme deri te triumfet që e kanë lartësuar Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë për kuratorin Berat Bajrami, për gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj ekspozite dhe për të gjithë ju që ishit pjesë e kësaj mbrëmje të veçantë.