75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 30 Mars 2025 / Gj. Sh

Haradinaj viziton BIK-un, uron Fitër Bajramin: Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë

Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Haradinaj tha se kjo festë është e harmonisë.

“Festë që na bashkon. Festë e harmonisë dhe e presim me gzëim me familjet tona. Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë. Urime edhe një herë festa!”, tha kryetari i AAK-së, Haradinaj.