75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 31 Mars 2025 / k.v

Zbulohet identiteti i viktimës dhe shoferit në aksidentin fatal në Bresje

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bresje të Fushë-Kosovës, rreth orës 20:57.

Sipas Policisë së Kosovës, një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si S. Muqiqi, rreth 63 vjeç. Shoferi i automjetit, E. Berjani, 28 vjeç, është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme. Policia po heton shkaqet e aksidentit.