75 Mall Live Search
15:50 / E Hënë, 31 Mars 2025 / L A

Erling Haaland barazon një rekord të jashtëzakonshëm 21-vjeçar që mbahej nga ish-ylli i Man United

Erling Haaland shkroi emrin e tij në librat e historisë me një goditje të paharrueshme gjatë fitores së Manchester City ndaj Bournemouth në Kupën e FA-së.

Sulmuesi norvegjez gjeti rrjetën menjëherë pas pauzës për të barazuar rezultatin në sfidën e çerekfinaleve të Kupës së FA-së, që City e fitoi 2-1.

Ishte goli i 30-të i sezonit për Haaland, një arritje që e bëri atë pjesë të një klubi elitar.

Duke shënuar, Haaland u bë lojtari i parë në 21 vjet që shënon më shumë se 30 gola në të gjitha kompeticionet gjatë tri sezonesh radhazi, duke luajtur për një klub të Premier League.

I fundit që arriti një arritje të tillë ishte Ruud van Nistelrooy, i cili shënoi mbi 30 gola për tre sezone radhazi në 2001/02, 2002/03 dhe 2003/04 pas mbërritjes së tij te Manchester United nga PSV Eindhoven.

Megjithatë, pavarësisht se shkoi në librat e historisë, kjo nuk ishte një pasdite që Haaland do ta kujtonte me kënaqësi.

Pikërisht kur 24-vjeçari po dukej se po kthehej në formën e tij të zakonshme, Haaland pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që e detyroi të largohej nga fusha.

Pas një rënieje, sulmuesi eci me vështirësi jashtë fushës në stadiumin Vitality dhe u zëvendësua nga Omar Marmoush.

Ai më vonë u pa duke e lënë stadiumin Vitality me një mbështjellës mbrojtës në këmbë.

Guardiola, kur u pyet për dëmtimin e Haaland:

“Nuk e di ende. E pashë në tavolinën e masazhit, por nuk kam folur me të ose me mjekët. Duhet të presim dhe të shohim.”