75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 31 Mars 2025 / FR

Momenti kur infermieret shpëtojnë foshnjat pas tërmetit në Myanmar (VIDEO)

Ky është momenti kur dy infermiere në Kinë nxituan për të mbrojtur foshnjat e porsalindura kur një tërmet i fuqishëm goditi Myanmarin fqinj të premten.

Kamerat e sigurisë nga një njësi materniteti në Ruili, një qytet kinez pranë kufirit, tregon njërën nga infermieret të gjunjëzuar për të mbrojtur një foshnje, ndërsa një tjetër duke mbajtur krevatet e tyre.

Si infermieret ashtu edhe të porsalindurit shpëtuan pa lëndime.