75 Mall Live Search
21:17 / E Hënë, 31 Mars 2025 / Gj. Sh

Qalaj (PDK): Partitë e opozitës duhet të gjejnë një kompromis për krijimin e Qeverisë

Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konsistuive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj.

Ai në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetvetën nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.