75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 01 Prill 2025 / H F

Sot gjatë ditës pritet të dihet se kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

E para e shtetit, Vjosa Osmani, pritet që sot ta caktojë datën për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re.

Kështu bëri të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha Kupina për IndeksOnline.

Me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndryshe, para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.