75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 01 Prill 2025 / AR

Aktorja pozon pa unazë, anulojnë dasmën në momentin e fundit?

Sydney Sweeney vazhdon të magjeps ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe këtë herë e bëri në një mënyrë që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen.

Aktorja e Euphoria, e cila ka qenë në qendër të thashethemeve për një ndarje të mundshme me ish-të fejuarin Jonathan Davino, ka shpërndarë një sërë fotosh nga plazhi dhe postimi ka grumbulluar 3.3 milionë pëlqime në një kohë të shkurtër, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, fansat vunë re një detaj, aktorja pozoi pa unazën e fejesës. Mungesa e unazës u bë një temë kryesore mes fansave, të cilët menjëherë filluan të spekulojnë për statusin e marrëdhënies së saj me Davinën.

Edhe pse Sweeney nuk ka komentuar zyrtarisht për jetën e saj të dashurisë, thashethemet për një ndarje po bëhen gjithnjë e më të forta, veçanërisht pasi ajo fshiu një foto të përbashkët në Instagram. Sipas burimeve të ndryshme raportojnë mediat e huaja, çifti thuhet se ka jetuar veçmas javët e fundit për shkak të “ndryshimeve të paspecifikuara”, edhe pse ndarja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Megjithatë, një burim i afërt me Sweeney zbuloi për revistën People se ajo dhe Davino janë ndarë përfundimisht dhe dasma e tyre e planifikuar në fillim të këtij muaji është anuluar./Indeksonline/