Guardiola tregon se sa do të mungojë Haalandi

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, ka pësuar një lëndim në ndeshjen çerekfinale të FA Cup ndaj Bournemouthit.
Këtë e konfirmoi edhe Pep Guardiola, i cili tregoi se sa do të mungojë sulmuesi.
“Më thanë mua, mjekëve, se ai do të jetë jashtë fushës për pesë deri në shtatë javë. Pra, shpresojmë që fundi i sezonit dhe në Kupën e Botës për Klube të jetë gati”, u shpreh Guardiola.
City, kujtojmë se në këtë sezon është eliminuar nga të gjitha garat përfshirë Ligën e Kampionëve dhe janë jashtë garës për titull në Premier League.
Mundësia e fundit për “qytetarët” është FA Cup në të cilin gjenden në gjysmëfinale./IndeksOnline/