Dikur eliminonte Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, ja ku ka përfunduar ish-sulmuesi i Francës

Ndoshta nuk e kishte menduar rrjedhën e karrierës së tij ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës, Wissam Ben Yedder.
Francezi, pasi ndërpreu kontratën e tij me Monacon ka bërë lëvizjen e tij jashtë Evropës, ku u transferua në Iran te skuadra e Sepahanit.
Francezi, njihet për performancën e tij vite më parë ku me dy golat e tij kishte eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve.
New Start
— Wissam Ben Yedder (@WissBenYedder) April 1, 2025
New Challenge
Eye of the tiger 🐅 pic.twitter.com/qUyQC09lZv
Ben Yedder, luajti për skuadra si Toulouse, Sevilla dhe së fundi te Monaco.
Më 9 shtator 2024, Ben Yedder u akuzua për sulm seksual nga prokurorët në Nice në lidhje me një incident të 6 shtatorit.
Më 12 nëntor, ai u dënua me dy vjet me kusht pasi u shpall fajtor për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, sulm seksual dhe refuzim për të bashkëpunuar me autoritetet dhe u urdhërua të paguajë 6,500 € si dëmshpërblim dhe një gjobë prej 5,000 €, dhe leja e drejtimit të mjetit iu pezullua për gjashtë muaj./IndeksOnline/