Ndërroi jetë, zbulohet sëmundja nga e cila vuante parukieri i Kylie-s dhe JLo-s

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me historinë mjekësore të stilistit Jesus Guerrero i cili vdiq në moshën 34-vjeçare.
Guerrero, klientela e famshme e të cilit përfshinte Kylie Jenner dhe Jennifer Lopez , vdiq në një spital në Los Anxhelos pak pasi punoi me Lopez në Dubai, transmeton Indeksonline.

Motra e tij njoftoi më 22 shkurt se i vëllai ndërroi jetë.
Edhe pse familja e tij ende pret që rezultatet e autopsisë të kthehen, tani janë zbuluar detaje për problemet shëndetësore që ai pësoi para vdekjes së tij.
“Ai u diagnostikua me gastrit muaj më parë”, tha ajo për Us Weekly.
Gastriti, një inflamacion i mukozës së stomakut, mund të jetë rezultat i stresit të rëndë, medikamenteve, alkoolit , dietës, pirjes së duhanit, sëmundjeve të tjera, apo edhe efekteve të dëmshme ose operacioneve të mëdha./Indeksonline/
