75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

“Abdixhiku e sfidoi Kryesinë, ju tha shkojmë në votëbesim të Kryetarit, Hoti nuk ishte aty”, Lushaku tregon detaje nga mbledhja e LDK-së

Jehona Lushaku ka ndarë detaje nga mbledhja e fundit e LDK-së.

Ajo tha se kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i ka bë ftesë Këshillit të Përgjithshëm që të shkojnë në “votëbesim të kryetarit”.

“Ne kemi garu për me qenë partia e parë edhe kemi mendu që i kemi plotësu krejt për me qenë partia e parë. Tash pjesën e përgjegjësisë e ka marrë kryetari, bile ju ka bë ftesë që të shkojmë në votëbesim në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kuvend. Në Kryesi, kryetari Abdixhiku ishte për votëbesim në organet e partisë”, tha Lushaku në Pressing.

E pyetur se cili ka qenë qëndrimi i anëtarëve të kryesisë lidhur me propozimin e Abdixhikut, ajo tha: “E kanë gjyku si diçka si të parëndësishme”.

“Përfshirë edhe z.Hoti”, vijoi pyetja e Kërqukit, ndërsa Lushtaku u përgjigj se Hoti ska qenë aty.

“Ai ka dalë s’ka qenë deri në fundin e mbledhjes”, ka thënë Lushaku./Indeksonline/