75 Mall Live Search
22:21 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / S Z

Kurti shkruan për takimet me Rexhepin, Rashiqin e Krasniqin për qeverinë e re: Do ta thellojmë partneritetin edhe në katër vjeçarin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pritur në qeveri përfaqësuesit e disa prej partive minoriteteve në Kosovë, për diskutime për mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai deklaron se partneritetin do ta thellojë edhe në vijim.

Kurti njofton se zhvilloi takime me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.

Kurti shprehet se partneritetin me partitë e cekura më lartë do ta thellojë edhe në vijim, teksa shton se kanë pasur bashkëpunimin të ngushtë dhe të frytshëm.

“Bashkëpunimin e kemi patur të ngushtë dhe të frytshëm gjatë këtij mandati qeverisës, për çka i falënderova për punën, dedikimin dhe angazhimin e tyre. Partneritetin tonë do ta thellojmë e vijojmë tutje bashkarisht edhe në katër vjeçarin e ardhshëm, për më shumë punë të mira e të mbara, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, shkruan ai.