Mënyra interesante që përcakton se kush është skuadra vendase dhe ajo mysafire në finalen e ”Copa del Rey”

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në finalen e Kupës së Spanjës këtë edicion.
Klubi mbretëror arriti në finale pasi eliminoi Real Sociedadin, derisa skuadra katalanase e eliminuan Atletiko Madridin. shkruan IndeksOnline.
Por dilema më e madhe është se cila prej tyre do të jetë si skuadër vendase e cila mysafire në finalen e madhe.
Meqenëse kjo është një ndeshje e vetme dhe luhet në një fushë neutrale, Federata e Futbollit spanjoll zbaton një kriter të thjeshtë, që është mosha e klubit.
Barcelona është themeluar në vitin 1899 dhe kësisoj do të jetë skuadër vendase, ndërsa Real Madridi skuadër mysafire, pasi është themeluar në vitin 1902.
Finalja e madhe zhvillohet në stadiumin ”La Cartuja” të Seviljes më 26 prill./IndeksOnline/