75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 03 Prill 2025 / MSH

Ndalohen katër serbët që e kaluan ilegalisht kufirin në Stublinë

Katër shtetas të Serbisë, dy meshkuj dhe dy femra, janë ndaluar dje nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit po udhëtonin me veturën e tyre me targa të Serbisë, kur e kaluan ilegalisht kufirin, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është evidentuar në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë, rreth orës 14:20.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/