Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, futet në zonën Champions

Chelsea e ka fituar derbin londinez ndaj Tottenhamit.
Blutë shënuan fitore para tifozëve vendas në ”Stamford Bridge”, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Enzo Fernandez, në minutën e 50-të.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për Chelsean, pasi shkon në kuotën e 52 pikëve dhe renditet në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Tottenham renditet në vendin e 14-të, me 34 pikë./IndeksOnline/