75 Mall Live Search
08:21 / E Premte, 04 Prill 2025 / G T

S’e besoi as bashkëlojtari i tij, kjo ishte superpritja e javës nga Robert Sanchez

Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale 1:0 mbrëmë ndaj Tottenham Hotspurit në derbin e javës së 30-të në Premier League.

Heroi i bluve të Londrës pa dyshim ishte portieri spanjoll, Robert Sanchez, shkruan Indeksonline

Sanchez bëri një superpritje në minutat e fundit të ndeshjes, duke ia mohuar golin e sigurt lojtarit korean, Son Heung-min.

Pritjen e Sanchezit nuk e besoi dot as mbrojtësi “blu”, Levi Colwill, i cili e kapi kokën pas intervenimit fantastik.

Chelsea me fitoren e mbrëmshme tregoi se është në “luftë” për pozitën e katërt, që siguron pjesëmarrjen direkte në UEFA Champions Leagues për sezonin e ri./Indeksonline/

Image