75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 04 Prill 2025 / H F

“Është puna për të të nxjerrë akoma më keq” – Gjesti e përgjon Eglin teksa flet te dhoma e rrëfimit

Dyshja Egli-Gjesti vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Pas një periudhe tensioni, një tjetër debat ka shpërthyer ndërmjet të dyve, këtë herë si pasojë e xhelozisë që Egli ka shfaqur ndaj afrimitetit që Gjesti ka treguar me Rozanda Radin.

Së fundmi, ka dalë një moment i pazakontë, ku Gjesti është kapur duke përgjuar Eglin nga dhoma e rrëfimit.

Në një moment tensioni, Egli dëgjohet të thoshte: “Është puna për të të nxjerrë akoma më keq. Ti zotëri i nderuar që pretendon se je shumë i mirë tani”.