Ja cilat janë 3 arsyet më të shpeshta të ndarjeve në çift

Sipas një studimi të Insee, marrëdhëniet e dashurisë zgjasin mesatarish 4.2 vite, një kohëzgjatje që vjen gjithnjë e më shumë në rënie në dekadat e fundit. Terapisit Jeff Guenther, përballë këtij fakti ka identifikuar tre shkaqet kryesore të ndarjeve, përkatësisht tek “Gjenerata Milenial” që sot ndajnë edhe një llogari në rrjete sociale si Instagram etj. Këto faktorë shpesh të heshtur, mund të bëjnë të ndjeshëm edhe çiftet më bashkëpunëtorë mes njëri-tjetrit.
Konfliktet kronike
Mosmarrëveshjet e herëpashershme janë normale në të gjitha marrëdhëniet por nëse akumulohen pa një zgjidhje ato mund të bëhen destruktive.Një qark vicioz zënkash të pazgjidhura që të çojnë drejt mërisë dhe zbehjes emocionale. Çiftet e bllokuara në këto dinamika përfundojnë drejt shpërthimeve të ekzagjeruara. Akumulimi i këtyre tensioneve pa bërë asnjë përpjekje dhe me një komunikim të munguar, pajtimi bëhet thuajse i pamundur. Mungesa e dialogut ushqen mërzitjen, partnerët humbasin dëshirën për të kërkuar zgjidhje dhe largohen çdo ditë e më shumë nga njëri-tjetri.
Zbehja e vëmendjes dhe e kujdesit
Në fillim të marrëdhënies, gjestet e ëmbla dhe momentet cilësore të shkëmbyera së bashku janë aty. Por me kalimin e kohës këto tregues vëmendjeje zbehen.Takimet, kujdesi i treguar, fjalët e ëmbla apo surprizat janë kryefjala e marrëdhënieve të dashurisë duke forcuar aspektin emocional mes tyre por kur këto përpjekje zhduken dhe rutina merr frenat e saj, krijojnë mundësinë për një distancë të rrezikshme emocionale. Ky boshllëk afektiv mund të dobësojë dinamikat e çiftit në mënyrë të shpejtë dhe të mbivendosë momente të ngarkuara me doza zemërimi reciprok.