75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 04 Prill 2025 / G T

Trajneri i Anglisë, por ende tifoz i Chelseat, Tuchel festoi golin e Enzo Fernandezit

Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Tottenham Hotspur në derbin e javës së 30-të në Premier League.

Në tribunat e “Stamford Bridge” ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, shkruan Indeksonline

Image

Tuchel shkoi për t’i përcjellë lojtarët anglezë, por tregon se ende ka simpati të madhe për Blutë e Londrës.

Trajneri gjerman e festoi edhe golin e Enzo Fernandezit, që e shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Chelseat.

Tuchel ka një dashuri të madhe për Chelsean, ku kaloi momentet më të mira në karrierë, duke fituar titullin e UEFA Champions League dhe të Super Kupës së UEFA-s./Indeksonline/

Image