75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 04 Prill 2025 / Gj. Sh

Malisheva e rikthen Prishtinën në realitet, mban gjallë ëndrrën evropiane

Malisheva e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës, e vlefshme për javën e 27-të të Premierligës, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në garat evropiane.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Liman Gegaj” ishte 1-0, shkruan IndeksOnline.

Donat Vitija ishte golashenuesi i vetëm i kësaj përballje, në minutën e 2-të.

Malisheva me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, aq sa ka edhe Ballkani.

Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e katërt, me 35 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/