Unioni Ndërkombëtar i Klubeve akuzon UEFA-n se editoi penalltin e Julian Alvarez

Penalltia e Julian Alvarez, gjatë ndeshjes Atletiko Madrid – Real Madrit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, vazhdon të jetë temë diskutimi.
Unioni Ndërkombëtar i Klubeve të cilat janë në mbështetje të Atletiko Madridit, kanë akuazuar UEFA-n se kanë edituar vidoen e momentit kur Alvarez gjuan penalltin, shkruan IndeksOnline.
Ato kanë kërkuar një raport të përgatitur nga ekspertë prestigjioz të ekspertizës mjeko-ligjore.
Ekspertët analizojnë videon e publikuar nga UEFA me të cilën organizata e futbollit ka dashur të sqarojë çështjen. Në dokumentin në fjalë ata theksojnë:
“Është e qartë se videoja në fjalë është edituar”.
Në këtë mënyrë, Unioni i Klubeve Mbështetëse zbulon se i është drejtuar një kompanie ekspertize gjyqësore për videon e realizuar nga UEFA me të cilën synonte të vërtetonte anulimin e golit. Ai tregon se është manipuluar dhe për këtë arsye theksojnë:
“Na çon në një dyshim më se të arsyeshëm për qëllimet e atyre që mund të jenë përgjegjës për një manipulim të tillë”.
Në këtë kuptim, Unioni i Klubeve Mbështetëse kërkon shpjegime nga UEFA dhe kërkon që ajo të sigurojë videon dhe audion origjinale në mënyrë që gjithçka të dihet në mënyrën më transparente të mundshme dhe të dihen arsyet pse është montuar video./IndeksOnline/