75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / FR

Digjet një restaurant në Kaçanik, policia nis hetimet

Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Siç njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur.

Ndërkaq, rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë  lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet  se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, njofton policia e Kosovës. 

Media lokale “Sje Kaçanikli, nëse”, ka publikuar pamje të restaurantit gjersa është përfshirë nga flakët.