Vetura godet motoçikletën në Fushë Kosovë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Dyshohet se nga ky aksident ka edhe të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca.
Në pamje vërehen edhe shum qytetarë që ju kanë dalur në ndihmë të lënduarve.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/


