75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / A. M.

Shembet dheu në Veternik të Prishtinës, zjarrfikësit: Jemi duke intervenuar

Në Veternik të Prishtinës, më saktë në rrugën “Richard Holbrooke”, ka pasur shembje të dheut.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

Ai bëri të ditur se për momentin janë në intervenim.

“T’u operu jemi, ka shembje të dheut përballë Gorenjes”, tha për Klanin drejtori i zjarrfikësve, Shkodra.

Raportohet se vendi ku është shembur dheu është një vendpunishte.