Broja me shokë barazojnë ndaj Arsenalit, i bëjnë nderë Liverpulit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Evertonit dhe Arsenalit, e vlefshme për javën e 31-të të Premierligës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Goodison Park” ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
”Topçinjët” shkuan në pushim me epërsi, pasi Leandro Trossard shënoi gol në minutën e 34-të.
Golin e barazimit për Evertonin e shënoi Iliman Ndiaye, pasi u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 49-të.
Trajneri David Moyes, për rreth 30 minuta e aktivizoi edhe futbollistin shqiptar, Armando Broja.
Ky barazim i Arsenalit është në favor të Liverpulit, pasi ”Topçinjtë” renditen në vendin e dytë në tabelë me 62 pikë, nëntë më pak se ”Redsat”.
Në anën tjetër, Everton renditet në vendin e 14-të, me 35 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/