75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / MSH

Aktori i njohur akuzohet për përdhunim

Aktori i njohur, Russell Brand, po përballet me akuza të shumta për përdhunim dhe sulm seksual.

Kështu njoftoi të premten Policia Metropolitane e Londrës, duke renditur akuzat që janë tash e gjashtë vjet.

Akuzat u shpallën një vit e gjysmë pasi Brand u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale nga katër gra, në vjeshtën e vitit 2023, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Brand i mohoi këto akuza, duke thënë se ndërsa ai kishte qenë seksualisht i shthurur, të gjitha ndërveprimet “kanë qenë absolutisht gjithmonë konsensuale”.

Por, dëshmitë e viktimave nxitën një hetim policor.

“Gratë që kanë bërë deklaratë vazhdojnë të marrin mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht”, tha detektivi Andy Furphy.

Brand nuk është arrestuar ende.