75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / G T

11-lojtarët e Ipswich u futen në portë, shpëtuan golin nga gjuajtja indirekte

Skuadra e Ipswich Town po luan ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të ndaj Wolvesit në Premier League.

Gjatë pjesës së parë ndodhi një moment interesant në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Portieri i Ipswich Town, Alex Palmer e largoi topin nga vija e golit me dorë, pas një pasimi nga bashkëlojtari i tij.

Gjyqtari i dha Wolvesit një gjuajtje indirekte. Të gjithë futbollistët e klubit vendas u futen në gol dhe e shpëtuan skuadrën.

Momentalisht skuadra vendase po fiton me shifrat minimale 1:0 me golin e shënuar nga Delap./Indeksonline/