Cubarsi: Mund ta vrisnim Real Madridin, por i lamë të gjallë!

Skuadra e Barcelonës barazoi 1:1 ndaj Real Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Mbrojtësi spanjoll, Pau Cubarsi foli pas ndeshjes dhe tregoi se me këtë barazim e lanë ende të gjallë Real Madridin, kjo pasi rivali i tyre humbi sot ndaj Valencias, shkruan Indeksonline
“Ne mund ta kishim vrarë Real Madridin, por i lamë që të jetojnë. Nuk mund ta përjashtojmë as Atletico Madrid. Ne duhet të fitojmë në çdo ndeshje nëse duam titullin e La Ligas”, u shpreh mbrojtësi spanjoll
Me këtë barazim, Barcelona tani shkon plus katër pikë më shumë se vendi i dytë, Real Madridi./Indeksonline/