75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 06 Prill 2025 / G T

Chelsea rrezikon top-4, barazon ndaj Brentfordit

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen ndaj Brentfordit në javën e 31-të në Premier League.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, shkruan Indeksonline

Me këtë pikë, aspak nuk është e kënaqur skuadra e Enzo Marescas, pasi tani rrezikon pozitën e katërt në tabelë.

Blutë e Londrës kanë 53 pikë në pozitën e katërt, dy më shumë se vendet 5 dhe 6, Manchester City dhe Aston Villa./Indeksonline/