Po shkëlqen në Serie-n A, Fiorentina pritet t’ia vazhdojë kontratën De Geas

Portieri spanjoll, David De Gea po kalon në një superformë në Serie-n A.
De Gea, në sezonin e tij të parë është shndërruar në një idhull për tifozët e Fiorentinës dhe klubi pritet që ta shpërblejë me kontratë të re, spanjollin.
Siç raporton Fabrizio Romano, De Gea pritet të nënshkruajë kontratën edhe për një sezon.
🚨🇪🇸 Fiorentina are set to activate the option to extend David de Gea’s contract for one more season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 7, 2025
After excellent performances this season, de Gea’s contract will now be valid until June 2026. pic.twitter.com/5G5jWNE0k3
De Gea, kishte pauzuar një vjet pas largimit të tij nga Manchester Unitedi në vitin 2023.
Këtë sezon ai ka bërë 31 paraqitje, ku arritur të mbajë portën e paprekur në 10 ndeshje./IndeksOnline/