Kompania sqarohet për aksidentin e autobusit, që po vinte nga Zvicra: Shoferi serb i moshuar humbi vetëdijen…!

Kompania “Arditi Tours” ka dhënë versionin e saj për aksidentin që ka ndodhur dje në Bujanoc gjersa autobusi i tyre po vinte nga Zvicra në Kosovë.

“Ju njoftojmë se dje gjatë rrugës Zvicër Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku 3 km afër kufirit Serbi Kosovë afër Dheut të Bardhë dhe ia sqarojme publikut se aksidenti ka ndodhur ku një veture me targa Serbe nje person i moshuar ka hup vedijen e ngasjes dhe ka dalë ne krahin e kundert ne drejtim te autobusit dhe nga refkelset e mira te shoferit të autobusit per te anashkalaur nje aksident në njerz ka ikur ne krahin e majtë dhe vetura me targa te Vranjes e ka goditur autobusin ne pjesen e djathte me dëme materiale per te cilat nuk behemi merak pasi te gjithe pasagjerët kane qene shumë mirë dhe pa asnje shenje të vogël të gervishjeve.
Krejt kjo ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe këte e ka konfimruar edhe policia e Bujanovcit se vetura në fjalë ka qenë fajtore”, thuhet në njoftimin e “Arditi Tours”.
