Asllani në formacionin e javës në Bundesliga 2

Është publikuar edhe formacioni i javës së 28-të në Bundesliga 2.
Në këtë formacion bën pjesë edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe Elversbergut, Fisnik Asllani.
Asllani, u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e njohur e statistikave “Sofascore” pas performancës së tij spektakolare, ku shënoi 2 gola.

Në portë gjendet Kastenmeier, ndërsa mbrojtja përbëhet prej Zeefuik, Leistneri, Kobald dhe Gechter.
Në mesfushë gjenden lojtarët si Atik, Bilbija, Seguin dhe Fellhauer, ndërsa në sulm Dompe dhe Asllani./IndeksOnline/