75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 07 Prill 2025 / L K

Ngrihet aktakuzë ndaj Jon Hotit, për vrasjen e dy të rinjve në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Jon Hoti për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, Rexhep Shlivova dhe Albison Shlivova, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave të tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë.

Në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij dhe fillon të shtinte në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.SH, dëshmitari E.SH, hidhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të shtinte me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e të pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H. largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.SH, ndërsa viktima R.SH dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

I pandehuri J.H. sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit akuzohet edhe për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më sipër.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallin fajtor dhe të dënohet sipas Ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më sipër./Indeksonline/