75 Mall Live Search
14:17 / E Hënë, 07 Prill 2025 / L A

Këto janë përballjet e çerekfinales së play-offit në Superligën e Basketbollit

Jemi afruar fazës së playoffit në Procredit Superliga.

Sigal Prishtina, do të përballet ndaj skuadrës së Vëllaznimit, ndërsa nënkampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të përballet me Pejën në dy ndeshjet çerekfinale të kësaj faze.

Bashkimi dhe Trepça, kanë arritur kualifikimin direkt në gjysmëfinale pasi janë kualifikuar si dy vendet e para.

Në gjysmëfinale Bashkimi, do të presë fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Peja, ndërsa kampioni në fuqi, Trepça do të presë fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi.

Ndeshjet priten të zhvillohen këtë të enjte./IndeksOnline/