Ancelotti me fjalë të mëdha për Odegaardin

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Italianin, e pret një test i vërtetë ku do të përballet ndaj Arsenalit në “Emirates”, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.
Ancelotti gjatë kësaj konference, kishte disa fjalë për kapitenin e “topçinjve”, Martin Odegaard të cilin e kishte menaxhuar gjatë periudhës së parë kur ishte te Reali.
“Martin Ødegaard ishte i talentuar në moshën 16-vjeçare kur ishte këtu te Real Madridi, ashtu siç është i shkëlqyer tani”. “Nuk kishte vend që ai të provonte cilësinë e tij, ai vendosi të shkonte diku tjetër për mundësinë për të luajtur. Ai shkoi në një nga klubet më të mira në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ancelotti.
Kujtojmë se ndeshja midis Arsenalit dhe Real Madridit, do të zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/