Berisha i kërkoi debat publik, Rama u përgjigjet ndjekësve: Me cilën opozitë?

“Me cilën opozitë do të bëjë debatin publik?” Këtë përgjigje i dha kryeministri Edi Rama pyetjes së një komentuesi i cili e pyeti për një debat publik me Sali Berishën, pas kërkesës nga ky i fundit.
Në rubrikën Sy m’sy me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë tha se debatin publik e zhvillon prej vitesh në sy të të gjithëve.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik? Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë”, tha Rama, raporton A2CNN-i.
Rama iu përgjigj komentuesve edhe për replikat dhe epitetet që i ka vendosur PD-së dhe Sali Berishës, duke i quajtur herë pas herë buf kënetash.
Ai theksoi se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por ka mënyrën e tij për t’i sfiduar./Indeksonline/