Showbizi shqiptar nuk “fle”! Ja çka ndodhi këtë javë me VIP-at tanë

Kjo javë ka qenë plot zhvillime në botën e famshmëve shqiptarë.
Postimi që bëri bujë ishte ai mes Ledri Vules dhe Bebe Rexhës. Dyshja duket se ka bashkuar forcat për të sjellë një superhit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka promovuar këngën e re “MILLION $$$ MAN”. Klipi i saj ka shkaktuar shumë reagime për pamjen provokuese dhe mesazhin e fuqishëm.
Aktorët e njohur, Donikë Ahmeti e Ermal Sadiku duket se i kanë dhënë fund martesës. Ata kanë fshirë fotot e përbashkëta dhe kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.


Venera Lumani dhe Lind Islami janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë ndarë emocionet me ndjekësit përmes një postimi shumë të ndjerë.
Showbizi është gjithmonë në lëvizje, dhe ndjekësit mezi presin çfarë do të ndodhë në vazhdim./Indeksonline/
